Google ADS

Ligji për gjuhët kthehet në Kuvendin e Maqedonisë

14:14 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Ligji për gjuhët do kthehet në Kuvendin e Maqedonisë më 29 janar. Seanca plenare, siç raportojnë mediat atje e u caktua gjatë koordinimit të së martës mes kryeparlamentarit Talat Xhaferri dhe grupeve parlamentare, ku munguan sërish deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Diskutimi i legjislacionit përsëri në Parlament erdhi pas refuzimit të presidentit Gjorgje Ivanov për të dekretuar miratimin e tij nga ana e shumicës parlamentare, nën arsyetimin se ky ligj cenon karakterin unitar dhe Kushtetutën e vendit.

Dritën jeshile në Kuvend, ligji i shumëdebatuar e mori në 11 janar dhe gjashtë ditë më vonë, Ivanov refuzoi nënshkrimin e tij, por kjo nuk e shqetësoi qeverinë, nismëtare të draftit që pritet të aprovohet sërish në Kuvend ku që herën e parë u kapërcye pragu i 61 votave të nevojshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme