VMRO-DPMNE-ja ka inicuar padi penale ndaj kreu të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski. Sipas opozitës, Xhaferi, Kostovski dhe nënpunësi administrativ në Kuvend, Nexhbedin Ibrahimi kanë kryer vepër penale keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-së, Igor Janushev nuk përjashton mundësinë që si dëshmitarë të ftohet edhe Presidenti Gjorge Ivanov, duke shtuar se ky i fundit nuk ka shkelur kompetencat e tij pasi e drejta e vetos është e garantuar me Kushtetutë.
“Xhaferi nuk ka guxuar dhe nuk ka mundur ta dërgojë ligjin për publikim. Ibrahimi si pjesë e shërbimit teknik nuk ka pasur asnjë kompetencë që të nënshkruaj. Kostovski mban përgjegjësi pasi që nuk ka guxuar të publikoj ligj i cili nuk posedon dekretin e presidentit. E drejta e vetos është e garantuar me Kushtetutë dhe këtë e dinë edhe studentët e shkencave juridike”, tha Janushevi.
Opozita pretendon se me publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare, Maqedonia bëhet dygjuhësore. Por Qeveria thotë të kundërtën. Sipas organit ekzekutiv, gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe nuk është e barabartë më gjuhën maqedonase. Për dallim nga Qeveria, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi është i prerë se gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare.
“Po si të flasim ndryshe për gjuhën shqipe përveç që si zyrtare. Nëse shihet se do të duhet të përdoret në të gjitha organet në mënyrë paralelele, atëherë vërehet se është zyrtare. Si do të mund të quhej ndryshe përveç si zyrtare?”, tha Xhaferi.
Kallëzimi penal ndaj Xhaferit vjen pas publikimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare pa firmën e Presidentit Ivanov, i cili edhe pas votimit të dytë në Kuvend nuk firmosi dekretin për publikimin e ligjit.
Kontestin kushtetues ekspertët e interpretojnë në forma të ndryshime. Sipas tyre, problemi buron nga mungesa e dispozitave kushtetuese të cilat nuk sanksionojnë veprimet e presidentit edhe pas votimit të dytë të një ligji në Kuvend.
Në këtë drejtim, juristët interpretojnë se përderisa nën mburojën e vetos presidenti nuk përgjigjet penalisht, atëherë bazë për përgjegjësi penale nuk mund të ketë as ndaj kreut të Kuvendit i cili vendosi të publikojë ligjin pa dekretin e presidentit. VMRO-DPMNE-ja javën e ardhshme do të iniciojë në Gjykatën Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Të njejtën gjë sot e inicoi edhe ish antari i VMRO-DPMNE-së, Jove Kekenovski i cili si bazë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit e merr faktin që Ligji për gjuhët u votua me shumicë të thjeshtë dhe jo me 2/3 dhe me badenter.
/Adrian Kerimi – Alsat/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...