Miratimi i ligjit të gjuhëve në Maqedoni gjatë ditës së djeshme, ku gjuha shqipe tashmë është gjuhë zyrtare, ka shkaktuar reagime të shumta në të gjitha qarqet e institucioneve të ndryshme në Maqedoni.
Përveq partive opozitare të cilat kanë deklaruar se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën, institucionet e tjera si dhe akademik maqedonas kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, shkruan lajmi.net.
Profesorët dhe akademikët nga Maqedonia kanë thënë që ky ligj nuk është lajm i mirë për shtetin Maqedonas, duke i bërë thirrje Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që mos ta nënshkuajë dekretin për këtë ligj.
Tashmë janë dorëzuar edhe letra Kuvendit dhe Presidencës së Maqedonisë për shfuqizimin e ligjit ,me arsyetimin se ky ligj do të dëmtojë të ardhmen e vendit.
“Ky ligj, prish harmoninë dhe kohezionin shoqëror, ku gjuha Maqedonase është instrumentui më i fuqishëm i integrimit. Ky ligj rrezikon funksionalitetin dhe efiqencën e shtetit Maqedonas dhe intitucioneve kulturore” thuhet në letrën dërguar presidencës.
Ndërkaq ka pasur edhe reagime tjera duke e fajësuar Kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, për këtë ligj. /Lajmi.net
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike ...
Marrëdhëniet e tensionuara, Barcelona e refuzon menjëherë Se...
Vullneti fajëson Xhenetën për mënyrën se si “ka dal jashtë” ...
Sot përurohet objekti i QKMF-së në Mitrovicë
Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike