Komisioni i Kuvendit për shëndetësi nuk e zhvilloi debatin për ligjin për droga, kështu që zënkat partiake mes pushtetit dhe opozitës u zhvendosën në qendrën e konferencave për shtyp të Kuvendit.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev apeloi që LSDM ta tërheqë ligjin, duke thënë se i njëjti është vetëm për dobitë e familjes së Zoran Zaevit, përkundër interesave të shumicës së qytetarëve.
“Kemi plantacione të drogave që i posedojnë familja Zaev në Sveti Nikollë, Vallandovë, avokati i Zaevit ka plantacione në Strumicë dhe gjithë kjo në llogari të shëndetit publik dhe në llogari të qytetarëve. Ne kemi nevojë për investime dhe BE-në, e jo për Kolumbi, jo për terapi Metadoni për të rinjtë tonë” – deklaroi Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.
Gjorçevit iu përgjigj deputetja e LSDM-së Jagoda Shahpanska e cila i kujtoi se ligjin për droga dhe substanca narkotike për qëllime mjekësore e ka miratuar VMRO-DPMNE-ja në vitin 2016. Në këtë propozim-ligj, pohon ajo, vetëm përcaktohen disa kushte për prodhimtarinë dhe lëshimin në qarkullim për qëllime mjekësore.
“Kjo do jetë harmonizim me ligjet evropiane, një pjesë e madhe e qytetarëve punojnë në këtë biznes për para serioze. Ne vetëm duam të hapet debat për këtë propozim-ligj për çka parashihet 20% e fitimit neto të hyjë në buxhetin e Maqedonisë së Veriut”- tha Jagoda Shahpanska, LSDM.
“Nuk dua të bëhem nihilist. Ndoshta dikush ka investuar dhe ka qëllime më serioze. Por në të njëjtën kohë duhet të mbahet llogari për gjithçka që për momentin e kanë bërë në kohën e kushteve të mëparshme. Kur ata kanë hyrë në gjithë këtë operacion e kanë ditur cilat janë kushtet dhe kornizat e asaj” – pohoi Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.
Nga ana tjetër, prodhuesit e lules së kanabisit për qëllime mjekësore bëjnë presion për miratim sa më të shpejtë të ligjit para zgjedhjeve. Humbjet e deritanishme për shkak të pamundësisë së eksportit ata i vlerësojnë në 50 milionë euro./alsat
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...