Deputetët e pozitës dhe opozitës sot kanë debatuar ashpër në vazhdimin e seancës për amendamentet e propozuara për Ligjin e mediave.
Edhe pse është seanca e dytë me radhë, deputetët nuk kanë arritur ende që shqyrtojnë as dy amendamente nga 74 sa janë gjithsej, si pasojë e replikave dhe fjalimeve politike. Amendamenti që sot krijoi këto tensione kishte të bëj me zgjedhjen e anëtarëve të Agjencisë së Mediave dhe këshillit të RTVM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM-ja kërkon që të mos ketë debat publik në zgjedhjen e anëtarëve, ndërsa kjo kërkesë u kundërshtua nga mazhoranca.
Deri tani, qeveria nuk ka pranuar asnjërin nga dy amendamentet e parashtruara nga OBRM-PDUKM-ja. Në procedurë janë edhe 71 amendamente të tjera, dhjetë prej të cilave të LSDM-së dhe 2 të BDI-së, ndërsa një amendament është tërhequr nga OBRM-PDUKM-ja pasi ishte i lidhur me amendamentin e parë që nuk u pranua nga shumica.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia