OBRM-PDUKM është e prerë në qëndrimin e saj për ligjin e gjuhëve. Kryetari i kësaj partie Hristian Mickovski, si kompromis e sheh vetëm tërheqjen e tërësishme të ligjit dhe formimin e një grupi ekspertësh i cili do të modifikonte ligjin në atë mënyrë që, siç thotë, do të jetë në pajtueshmëri me kushtetutën.
“Po ekziston një zgjidhje tjetër, të tërhiqet ligji nga procedura parlamentare, të formohet një grup pune në të cilin do të merrnin pjesë të gjitha partitë parlamentare. Do t’i ftojmë edhe ekspertët, edhe përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, por edhe një përfaqësues i kabinetit të Presidentit, të ulemi dhe të bëjmë një akt, i cili do të ishte kushtetues e pastaj edhe i zbatueshëm”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Në emisionin Top Tema kryetari i kuvendit Talat Xhaferi tha se paraqitja e 35 mijë amendamenteve është vendim politik për të bllokuar punën e kuvendit.
“Në leximin e dytë të ligjit për gjuhët ata dorëzuan 85 amendamente, por më pas nuk u paraqitën në Komisionin ku do të diskutoheshin. Dorëzimi i 35.000 amendamenteve është një vendim politik për të bllokuar Kuvendin në qoftë se fillon debati për ata”, tha Talat Xhaferi.
Sekretari i LSDM-së Aleksandër Kiracovski tha se reformat në ligjet të cilat kërkojnë 2/3 e shumicës varet nga OBRM-PDUKM dhe ftoi që kjo parti të kthehet në kuvend.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...