Google ADS

Ligji i gjuhëve, një përballje e “frikshme” mes partive

22:34 | 12 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nesër pritet të mbledh koordinatorët e grupeve parlamentare për të diskutuar për debatin lidhur me amendamentet e VMRO DPMNE-së për ligjin e gjuhëve.

Nga BDI thonë se bashkë me LSDM-në po punojnë në harmonizimin e hapave të mëtejmë me qëllim të mos zgjatjes së debatit dhe miratimit të ligjit sa më shpejtë.

“Ligji është në fazën të pakthyeshme sa i takon procesit të miratimit të tij. Ata që tentojnë ta pengojnë janë të vetëdijshëm për këtë fakt por e bëjnë për aspekte propagandistike mirëpo ky veprim do tu kthehet pikërisht atyre me izolim edhe më të madh vendor dhe ndërkombëtar. Për momentin po harmonizohen veprimet e mëtutjeshme mes partnerëve të koalicionit dhe së shpejti ligji do të miratohet ashtu siç u miratua dy herë në Kuvend”-njoftimi i BDI-se.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve është temë kryesore edhe në bisedimet që po zhvillohen mes grupeve punuese të bllokut maqedonas. Këtë për herë të parë e pranuan edhe në VMRO DPMNE”-shkruan Alsat.

Ligji për gjuhët u kthye në Kuvend në lexim të tretë pasi presidenti Gjorgje Ivanov refuzoi të dekretoi të njëjtën me arsyetimin se bie ndesh me Kushtetutën. Ndryshe, në lexim të dytë propozim-ligji për gjuhët kaloi me 69 vota pro, asnjë kundër dhe një i përmbajtur në votimin me badenter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme