Lidhja hekurudhore Maqedoni-Bullgari mund të realizohet deri në vitin 2023, e jo siç u parashikua më herët për në vitin 2025.
Kështu thonë drejtorët e hekurudhave të Maqedonisë dhe Bullgarisë, respektivisht Irfan Asani dhe Krasimir Papukçiski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas takimit dy palësh në Shkup, dy drejtorët thanë se është parësore ndërtimi i pjesës hekurudhore të Koridorit 8, përmes së cilit, brenda një dite duket të lëvizin dhjetë trena transportues nga Shkupi për në Sofje.
Pjesa e Maqedonisë e hekurudhës përfshinë tre pjesë, Kumanovë-Bellakovc (31km), ku janë filluar aktivitetet, pastaj Bellakovc-Kriva Pallankë (32km) dhe Kriva Pallankë-Deve Bair (23mk).
Gjithashtu, duhet të ndërtohet një tunel me gjatësi prej 2400 metër, në vendkalimin kufitar Deve Bair.
Bie numri i familjeve që marrin asistencë sociale
Prokurori i lartë mbështet lirimin me kusht të vëllezërve Me...
Murati e Ismaili takuan zëvendëspresidenten e Bankës Botëror...
Sulmet turke raportohet se kanë vrarë 27 civilë në Siri
Sot fillon faza e dytë në Superligën e Kosovës, vetëm një nd...
Arrestohet në Kosovë i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve ...