Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) i rikujton të gjithë punëdhënësit të cilët dëshirojnë në këto momente t’i ulin pagat e të punësuarve është në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie pune dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Përgjithshme kolektive për sektorin privat.
Sipas tyre, qytetarët kanë të drejtë të sigurojnë ekzistencë për veten dhe për familjen bashkërisht me sigurinë sociale, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kjo gjendje do të kalojë, por deklarohemi në emër të punëtorëve se gjatë periudhës së ardhshme do të padisim të gjithë ata që kanë ulur pagat duke keqpërdorur situatën”, shprehen nga LSM.
Ata thonë se të gjithë punëdhënësit që veprojnë kundër Marrëveshjes kolektive do të paguajnë më shumë me interesa dhe shpenzime në gjykatë pas tejkalimit të kësaj gjendje, por si shtesë do të jetë edhe shkelja e të drejtave në marrëdhënie pune që cilësohet vepër penale sipas nenit 166 të Kodit Penal.
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...