Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do ta shënojë 1 majin me marsh sindikal

17:00 | 5 Prill 2019
Arbresh.info

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) do të festojë Ditën ndërkombëtare të punës me marsh sindikal ku do të kërkohet përparimi i të drejtave të punës.

Vendimi që 1 maji të shënohet me marsh, sipas deklaratës së kryetarit të LSM-së, Darko Dimovski, është sjell në mënyrë unanime në mbledhjen e Këshillit të LSM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marshi do të fillojë para objektit të LSM-së, nga ku do të vazhdojë para Kuvendit, për të përfunduar para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ku do të lexohet manifesti i 1 majit dhe ku do të kërkohet zgjidhja e të gjithë çështjeve të pazgjidhura nga Ligji për marrëdhënie të punës dhe marrëveshjes kolektive të përgjithshme.

“Ju bëj thirrje që 1 maji të jetë dita e punës, dhe jo ditë e disa partive politike që nëpërmjet punëtorëve duan të realizojnë qëllime të tyre dhe ta keqpërdorin punëtorin. 1 maji duhet të mbesë ditë e punës. Ta heqin politikën nga kjo ditë dhe të mbesim pas përmirësimit të të drejtave të punëtorëve”, tha Dimovski./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme