Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë edhe sot ka vazhduar protestën, kësaj radhe kërkesat e tyre i kanë drejtuar para Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, përcjell TV21. Nga LSM kërkojnë rritje të rrogës për 2.806 denarë, ata vendosën një karrige në shenjë proteste para Ministrisë, ndërkaq thonë se ministri Admirim Aliti duhet të del me propozime konkrete mbi paralajmërimet për ndryshime të Ligjit për punonjësit e administratës.
“Sot e thërrasim ministrin e Shoqërisë Informatike, që është dhe ishte pjesë e ekipit negociues nëse me të vërtetë angazhohen për reforma në administratë, për Ligj të ri për punonjësit e administratës, le të vijë, ne jemi para Ministrisë së tij, le ta tregojë le ta na e dorëzojë, nëse ka qëllime të vërteta e jo vetëm për të blerë kohë, nëse jo, karrigia e nxehtë e punëtorit po e pret. Sot është ministër, nesër do të bëhet punëtor i thjeshtë si ne”, tha Darko Dimovski Kryetar I Lidhjes Se Sindikatave të Maqedonisë./Tetovasot/
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq