Liderët e vendeve të rajonit të pranishëm në darkën joformale në Bruksel kanë konfirmuar angazhimin e tyre të plotë për të punuar në drejtim të avancimit të proceseve integruese.
Në një komunikatë për media pas darkës me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, thuhet se të pranishmit ripërsëritën vendosmërinë e tyre dhe interesin në forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e rezultateve të prekshme për jetën e qytetarëve të rajonit.
Ata po ashtu theksuan se do të angazhohen për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe thellimin e mirëkuptimit rajonal, nëpërmjet respektit dhe bashkëpunimit reciprok.
Ndryshe, në këtë darkë të organizuar nga kryediplomatja evropiane me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin të pranishëm edhe kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini para këtij takimi të përbashkët ka mbajtur takime bilaterale me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...