Kryeministrin Zoran Zaev dhe qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, i kanë uruar personalite të larta ndërkombëtare lidhur me vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese për ndërrimin emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Greqinë të arritur më 17 qershor 2018.
Kryeministri grek, Aleskis Tspiras, vendi i të cilit duhet të ratifikojë gjithashtu marrëveshjen, e ka uruar kryeministrin Zaev për vendimin e Kuvendit të Maqedonisë, duke e vlerësuar si hap shumë të rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes së arritur.
Votimin në Kuvend e kanë përshëndetur edhe komisionarja e Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme si dhe komisionari për Zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn.
“Shpresojmë se ky vendim historik do të krijojë dinamikë pozitive dhe përparimin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hahn në Twitter.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “NATO e përkrahë fuqishëm implementimin e Marrëveshjes, që paraqet kontribut për stabilitet dhe prosperitet në rajon”.
Vendimi i Kuvendit është mirëpritur edhe nga ambasadori amerikan Jess Baily, si vendim historik për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë.
“Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e përfaqësuesve tuaj të zgjedhur. Kur proces do të përfundojë me ratifikimin nga Greqia, kjo Marrëveshje përfundimisht do të zgjidhë mosmarrëveshjen e emrit, e cila ka penguar qytetarët e Maqedonisë që të realizojnë synimet e tyre për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Unë uroj liderët tuaj në Qeveri dhe Parlament për vizionin, guximin dhe këmbënguljen e tyre për të kërkuar një zgjidhje duke vënë në vend të parë interesat strategjikë afatgjate të Maqedonisë. Ne shpresojmë të mirëpresim Republikën e Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s dhe të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me ju në promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit këtu dhe në të gjithë rajonin”, thuhet në reagimin e ambasadorit amerikan, Jess Baily.
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas