Ora policore që gjatë vikendit fillon nga ora 16 i ka vënë në lëvizje qytetarët e Shkupit.
Lëvizje vërehen gjithandej nëpër rrugë. Pas përvojës nga java e kaluar kur u vendos ora policore të jetë më herët, tani qytetarët shpejtojnë t’i kryejnë obligimet e tyre para se të mbyllen nëpër shtëpitë e veta.
“Normal se do ketë lëvizje. Nëse nuk mundemi pas orës 16, atëherë patjetër të dalim tani”.
Për dallim nga rrëmuja nëpër markete para krizës së Koronës, tani pritja në radhë është mënyrë e re e blerjes. Kjo me siguri ka ulur durimin dhe prandaj shumë pak prej tyre janë në disponim për të folur. Me ato pak qytetarë që biseduam, thanë se rekomandimet për distancim social megjithatë po respektohen.
“Ja këtu po respektohet masa e qëndrimit në distancë. Edhe brenda gjithashtu. Janë të dëgjueshëm”.
“Shpejt blenë atë që ke nevojë dhe largohesh.
A respektohen masat kur blejnë?
Po, respektohen. Nuk mundet 100% të respektohet gjithçka, por në përgjithësi respektohen”.
Disa nga qytetarët thonë se ora policore gjatë vikendeve nga ora 16 është e panevojshme.
“Nëse ka orë policore gjithandej, vendoset edhe këtu. Nuk është diçka revolucionare ose diçka e jotja, por po kopjohet ajo që tashmë është. Mendoj se kjo është pak e tepruar”.
Dikush tjetër mendon se ora policore duhet të ndryshojë sipas rrethanave të shkaktuara nga përhapja e Korona virusit.
“varësisht nga situata. Nëse ka nevojë të zgjatë më shumë, le të bëhet, nëse nuk ka nevojë, mirë është edhe kështu për fillim”.
Lëvizje kishte edhe ne tregun Bunjakovec. Ushqimi i freskët është i mirë për shëndetin, por jo edhe grumbuj njerëzish në një vend.
“Shoh se po mbajnë njëfarë rendi. Distanca, varet nga njeriu në njeri”.
Prandaj disa qytetarë mendojnë se kohëzgjatja e orës policore duhet të jetë shumë më gjatë sesa tani.
“Nëse mundet ta bëjnë të zgjasë më tepër. Nga ora 12 të mos ketë më dalje jashtë. Kjo do ishte më mirë. Si e bënë në Kumanovë do ishte më mirë”.
Në mënyrë që të arrihet në kohë në shtëpi, rrugët filluan të zbrazen, ndërsa dyqanet filluan të mbyllen një ose dy orë para fillimit të orës policore./alsat
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...