Nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook njoftuan se hapet zyrë e partisë në Maqedoninë e Veriut. Ata njoftojnë se kryetari i partisë Albin Kurti dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, kanë bashkëbiseduar në platformën Zoom me delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV nga Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Sot, më 13 gusht, kur shënojmë 108 vjetorin e Hasan Prishtinës në Shkup dhe 19 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! (LVV), Albin Kurti, së bashku me anëtarin e kryesisë dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bashkëbiseduan në platformën Zoom me delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV nga Maqedoninë e Veriut, thuhet në njoftimin në Facebook.
Kurti e Konjufca njoftuan për zhvillimet në Kosovë, e pastaj u diskutua për situatën aktuale politike në Maqedoni të Veriut, dhe mundësitë e sfidat e iniciativës së LVV për Qendrën e re të VETËVENDOSJE!-s atje.
“Në këtë kohë pandemie kur lëvizjet fizike janë të kufizuara e tubimet publike të pamundësuara, përmes komunikimit dhe bashkëpunimit online po e tretim distancën”, theksohet në postimin nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri