Me rastin e 100 ditëve të para të Qeverisë së re të Maqedonisë, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën tha se këto 100 ditë kanë qenë të mbushura me manipulime dhe zhgënjime nga ana e partnerëve në pushtet.
Ai thotë se vendimi i partisë së tij për të mos e mbështetur me vota formimin e kësaj qeveri ka qenë i drejtë.
“Ashtu siç kishim drojë, kjo qeveri vazhdon me avazin e vjetër që, për hesape politike, ta dëmtojë interesin e qytetarëve. Tashmë nuk është lajm të thuhet se, njësoj si në qeverinë e kaluar, po vazhdon në mënyrë të njëjtë partizimi i institucioneve të shtetit dhe në vend të vlerësimit të profesionalizmit, vazhdon që byro e punësimit të jetë partia në pushtet, madje duke ndërhyrë edhe në institucione shkencore e arsimore”, thonë nga Lëvizja Besa.
Sa i përket rebalancit të buxhetit nga partia shqiptare opozitare, thonë se dhe një herë u dëshmua se përsëri nuk erdhi në shprehje interesi i qytetarëve, por perceptimi i partive në pushtet për menaxhimin me financat publike.
“Në këtë mënyrë u dëmtuan në veçanti rajonet me shumicë shqiptare, qoftë duke lënë institucione arsimore në mëshirë të motit, qoftë duke hequr mjete financiare nga institucionet që drejtohen nga shqiptarët ose duke mos ndarë mjete për realizimin e projekteve të jetës elementare infrastrukturore të vendbanimeve shqiptare. Sa për ilustrim, nuk u pranua asnjë amendament i Lëvizjes BESA, as kur kishte të bënte për çështje ujësjellësi e kanalizimi, e të mos flasim për amendamente që kishin të bëjnë me tema të kulturës dhe shkencës”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.
Ndërkaq, për propozim-ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve nga Lëvizja Besa thonë se ky propozim-ligj ka ardhur si rezultat i synimit të partive në pushtet për të përfituar politikisht, e jo për ta zgjidhur njëmend çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni.
“Në të vërtetë, edhe ky ligj, ndonëse e avancon, e lë të pazgjidhur këtë problem dhe ky do të mbetet të zgjidhet në raste të tjera. Natyrisht, këto parti shqiptare që janë në pushtet, duke u kujdesur për rrënimin e familjes shqiptare, nuk mund të kujdesen njësoj edhe për zyrtarizmin e gjuhës shqipe”, thonë nga Besa.
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...