Lëvizja BESA konsideron se programi i LSDM-së që u prezantua nga lideri i kësaj partie Zoran Zaev është kornizë që duhet të mbindërtohen për të qenë gjithëpërfshirës edhe sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët si kombi i dytë më i madh në Maqedoni.
Kjo parti ka bërë të ditur se në këtë fazë do të përmbahet nga komentimi i detajeve për këtë program të ofruar nga LSDM-ja, për arsye se edhe më tej nuk është zhbllokuar çështja e ndarjes së mandatit për kryetarin e LSDM-së, një proces i cili krijon mundësi për të hyrë në negociata për krijimin e qeverisë.
“Deri atëherë do të jemi të kursyer, ndërsa pasi ai ta marrë mandatin, edhe ne do t’i japim vërejtjet dhe sugjerimet tona për të prodhuar një program qeveritar sa më gjithëpërfshirës, gjithnjë me shpresë se kjo do të arrihet”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.
Lëvizja BESA ritheksoi se qëndrimi i saj edhe më tej do të ketë dallime me LSDM-në kundrejt interpretimit të dispozitave kushtetuese për sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe.
Ndryshe, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dje ka prezantuar programin qeveritar, me ç’rast tha se Maqedonia do të jetë shtet për të gjithë dhe që synon integrimet euro-atlantike, ndërsa veprimet e presidentit George Ivanov dhe kreut të VMRO-DPMNE i quajti si lojë të rrezikshme.
Ai ka bërë të ditur se programi i Qeverisë së re, përmban parimet e programit parazgjedhor të LSDM-së, ku synohet zhvillimi ekonomik, kthimi i demokracisë dhe sundimi i së drejtës, transmeton KosovaPress.
Ai ka premtuar se në vend do të ketë sistem gjyqësor të pavarur dhe efikas, media të pavarura, ndërsa administrata do të punojë pa presione partiake. Po ashtu, Zaev theksoi se qeveria e re do të përkushtohet në zbardhjen e plotë të rastit të Kumanovës dhe do të kërkojnë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Duke folur rreth Ligjit për gjuhët, kreu i LSDM-së tha se do të mbështesin politikë gjuhësore për të gjithë qytetarët.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...