Gjithsej 61 delegatë të Lëvizjes Besa kanë nënshkruar në listën e vendimit për të shkarkuar kryetarin e kësaj partie Bilall Kasami në mbledhjen e mbajtur në Shkup më 6 janar.
Sipas dokumenteve tek të cilat ka arritur të ketë qasje redaksia e InfoShqip, njëri nga delegatët është nënshkruar dy herë, ndërsa kur të hiqen edhe nënshkrimet e dy delegatëve të shkarkuar më 4 janar nga Kasami, Afrim Gashit dhe Zejd
Rexhepit, mbetet se numri i nënshkrimeve legjitime është në fakt 58, që gjithësesi paraqet shumicë të numrit të delegatëve.
Por në bazë të deklaratës së Bilall Kasamit para disa ditësh, sipas statutit të partisë, për shkarkim të kryetarit nevoiten nënshkrimet e dy të tretës së delegatëve.
Po që se kjo është e vërtetë, atëherë në bazë të të dhënave të lartëpërmendura mund të pritet që Gjykata Administrative të hedh poshtë vendimin e këshillit të Lëvizjes Besa për shkarkimin e Kasamit.
Krahu i ushtruesit të detyrës së kryetarit të Lëvizjes Besa, Nexhbedin Kahremani kanë paralajmëruar se po që se gjykata nuk vendos në favor të vendimit për shkarkimin e Kasamit, Lëvizja Besa do të ndahet në dy parti.
E gjithë kjo lëvizje brendapartiake besohet se ka filluar me synimet e kryetarit Kasami për të shfrytëzuar boshllëkun e lënë nga Sela në qeveri për t’u bërë pjesë e Qeverisë, gjë për të cilën nuk kanë qenë të pajtimit një pjesë e udhëheqësisë së kësaj partie.
Po që se vazhdojnë gjërat të lëvizin në drejtimin e deritanishëm, Lëvizja Besa mund të ndahet në dy parti, krahu i Kahremanit do të ketë tre deputet, ndërkohë që krahu i Kasamit do të mbetet me dy deputet, që gjithësesi do të jenë të mjaftueshëm për të arritur krijimin e një shumice të re parlamentare me 59 deputetët e LSDM-së, 10 deputetët e BDI-së dhe deputetin Vesel Mehmedin./Express/
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...
Pse nuk duhet ta mbani telefonin afër kur flini?
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai?
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten