Lëvizja Besa, që për kryetar kanë Afrim Gashin, do ta mbështetë protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme, për rastin e Almir Aliut, pra kundër ndryshimit të aktakuzës, nga vrasje në aksident komunikacioni me pasojë vdekjen.
“Duke ndjekur me vëmendje procesin gjyqësor kundër vrasësit të djaloshit Almir Aliu nga Kumanova, Lëvizja BESA konstaton se ky rast është një test për drejtësinë në kushtet e reja në Maqedoni.
Nëse edhe kjo drejtësi vepron me dy standarde dhe për shqiptarët vazhdon të mbetet njerkë, atëherë i bie të konkludojmë se beteja jonë për shtet të së drejtës dhe kundër regjimit paska qenë e kotë.
Nisur nga kjo, Lëvizja BESA e mbështet protestën qytetare që do të mbahet ditën e premte (2 mars) dhe u bën thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë që ta mbështesin këtë protestë dhe të dëshmojnë se në cilën anë janë në kohën kur gatuhet vrasja e dytë për Almir Aliun”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa, krahu i Gashit./Telegrafi/
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...