Në protestat që këto ditë po i organizon partia maqedonase në pushtet në jo pak raste po dëgjohen edhe thirrje ksenofobike, raciste dhe urrejtjendjellëse ndaj shqiptarëve, kanë reaguar nga Lëvizja BESA.
“Që kjo të jetë një dukuri alarmante, për këtë po kujdesen edhe drejtues të shkollave fillore e të mesme, të cilët i detyrojnë nxënësit të dalin në protesta dhe t’i mbështesin këto thirrje. Kështu dje u bë publike një video, në të cilën drejtori i një shkolle të mesme në Prilep fliste publikisht me gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe dhe kërkonte nga nxënësit që të mobilizohen dhe të marrin pjesë në protesta të organizuara nën pretekstin e mbrojtjes së karakterit unitar të shtetit dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase nga gjuha shqipe. Ky rast, që dje u bë publik dhe shumë raste të ngjashme në shumë vende të tjera, flet për ndikimin dhe infiltrimin e politikës në institucionet shkollore, në të cilat do të duhej të kultivohet pikërisht dija, respekti i ndërsjellë dhe kultura”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.
Ata thonë se sikur të mos mjaftonte kjo, këto ditë edhe akademikë të ASHAM-it e kanë shtuar gjuhën e urrejtjes, që sipas tyre, po ashtu u shërbejnë këtyre qarqeve që më shumë u ngjajnë inkuizitorëve dhe antisemitëve sesa njerëzve të arsimit, të shkencës e të kulturës.
“Nisur nga kjo Lëvizja BESA e dënon ashpër politizimin e shkollave fillore dhe të mesme dhe u bën thirrje institucioneve kompetente, siç është Ministria e Arsimit me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, por edhe institucione të tjera, që të ndërmarrin hapa për t’i dënuar këto sjellje dhe presione që u bëhen nxënësve dhe të punësuarve në shkolla nga ana e drejtorëve të shkollave. Po ashtu shpresojmë që edhe akademikët dhe intelektualët e tjerë të arsyeshëm të vendit do të distancohen nga gjuha e urrejtjes, që sot dëgjohet edhe nga institucioni që do të duhej të ishte çerdhe e dijes dhe vlerave më të larta intelektuale, siç është ASHAM-i.”, thuhet në reagimin e BESËS.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...