Lëvizja BESA: Do të vendosim bashkë me ASH për qëndrimin që do mbajmë në rrethin e dytë zgjedhor

14:06 | 1 Maj 2019
Arbresh.info

Lëvizja BESA do të vendosë në lidhje me qëndrimin që do të mbajë në rrethin e dytë zgjedhor në koordinim me Aleancën për Shqiptarët dhe kandidatin presidencial që ata mbështetën, Blerim Reka, njoftojnë nga Lëvizja BESA.

“Sa i takon raundit të dytë zgjedhor kryesia qendrore e Lëvizjes BESA e autorizoi kryetarin e saj Bilall Kasami që në koordinim me ASH dhe kandidatin për kryetar shteti Blerim Reka të ndërtojnë qëndrim të përbashkët në lidhje me raundin e dytë zgjedhor që do mbahet me 5 maj e që do të bëhet i ditur për opinionin publik”, thuhet në kumtesë, transmeton portalb.mk.

Sipas tyre, pas analizës së bërë nga shtabi zgjedhor i udhëhequr nga nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, është konstatuar se edhe kundrejt vështirësive rezultati në rrethin e parë zgjedhor ka qenë i kënaqshëm.

“Fillimisht Lëvizja BESA i falënderon të gjithë ata që dhanë mbështetje të fuqishme për konceptin e kandidatit të vetëm shqiptar prof. Blerim Rekën, i cili mori mbi 80 mijë vota”, thuhet në kumtesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme