Bisedimet të cilat janë duke u zhvilluar gati dy javë ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së për çështje kruciale dhe kërkesa legjitime të shqiptarëve, siç është zyrtarizimi i gjuhës shqipe, janë përafruar.
BDI për propozimet e gjuhës shqipe dhe kërkesat tjera i ka kërkuar LSDM-së nënshkrimet për siguri në qeverisjen e ardhshme.
Telegrafi Maqedoni mbrëmë njoftoi se BDI kishte mbledhur kryesinë për të diskutuar çështjen e gjuhës shqipe. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani mbrëmë deklaroi se LSDM dhe BDI kanë rënë dakord me ligjin për gjuhën shqipe dhe tani në vazhdimësi po diskutohet për bashkëqeverisje.
Nga ana tjetër dy partitë tjera shqiptare, nënshkruese të Deklaratës së inicuar nga kryeministri Edi Rama në Tiranë, si Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, nuk i komentojnë dakordimet e BDI-së rreth çështjes për gjuhën shqipe.
Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët për Telegrafi Maqedoni thotë: Do të shqyrtojmë në organet partiake, në kuvendin qendror, ditën e dielë.
Gjithashtu edhe nga Lëvizja Besa nuk i komentuan deklaratat e mbrëmshme të zëdhënësit Bujar Osmani.
‘Nuk kemi çfarë i komentojmë dakordimet e subjekteve tjera politike’, thonë nga Lëvizja Besa për Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me formimin e qeverisë së re, sot kryetari i LSDM-së ishte në Sarajevë dhe në një konferencë për media tha se nënshkrimet për mandatin tashmë janë siguruar dhe se Maqedonia në gjysmën e parë të muajit mars do të ketë qeveri të re të udhëhequr nga LSDM.
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë