Partitë politike kanë intensifikuar bisedimet për koalicionime të mundshme parazgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për më 15 tetor. Përderisa situata mbetet e paqartë tek BDI, Lëvizja BESA dhe nga Aleanca për Shqiptarët, për Televizionin SHENJA konfirmojnë negociatat, duke thënë se gjithçka varet nga epilogu i bisedimeve që po zhvillohet nga grupet punuese.
Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu, tha se kjo parti po i shqyrton të gjitha mundësitë dhe se të gjitha opsionet janë të hapura. Fazliu shtoi se tashmë ka pasur kontakte me Aleancën për Shqiptarët, por hodhi poshtë të gjitha mundësitë për ndonjë lloj koalicionimi ose bashkëpunimi me Bashkimin Demokratik për Integrim.
FATON FAZLIU, ZËDHËNËS I LËVIZJES BESA
“Sa i përket koalicionimeve të mundshme parazgjedhore, ne jemi duke shqyrtuar cila është mundësia më e mirë, tash për tash të gjitha opcionet janë të hapura, edhe pse ka disa tentativa, po shkon vështirë, por shpresojmë që të ndodh më e mira për qytetarët. Ka pasur kontakte me Aleancën për Shqiptarët, ka bisedime të grupeve të punës dhe të komisionerëve, të shohim se çfarë do të ndodh ditëve në vijim. Me BDI-në, kemi qenë të qartë me kohë, se me ata nuk ka mundësi për asnjë lloj koalicionimi ose bashkëpunimi”
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se janë të hapur edhe për bashkëpunim me subjekte politike me të cilët do të gjejnë gjuhë të përbashkët në interes të menaxhimit sa më efikas të komunave.
ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Ajo që mund të pritet nga bashkëpunimi me Lëvizjen BESA varet nga epilogu i bisedimeve nga grupet negocuese. Në këtë fazë ekziston vullnet i mirë politik, për t’u takuar dhe biseduar për bashkëpunim apo koalicionim eventual për zgjedhjet 2017”
Mbetet e paqartë nëse BDI është e gatshme ose jo për ndonjë koalicion të mundshëm parazgjedhor. I pyetëm lidhur me këtë çështje, megjithatë deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje.
Ndërkohë që nga Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët thonë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të dyja partitë, duke shtuar se tashmë kanë filluar përgatitjet për kandidaturat, listat e këshilltarëve si dhe përgatitje të programeve zgjedhore, me qëllim që, siç thonë ata, të bëjnë ndryshime nëpërmjet ofertave konkrete programore dhe kadrovike. Ajnur Bafqari
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...