Nëpërmjet një njoftimi të Lëvizjes Besa dënohen protestat kundër hapjes së paraleles shqipe.
“Kohëve të fundit gjithnjë e më tepër po vërehen protestat e qytetarëve maqedonas, të cilët janë kundër hapjes së paraleleve në gjuhën amtare shqipe. E drejta e shkollimit në gjuhën amtare është e drejtë e garantuar me kushtetutë. Pas protestave për të mësuar në gjuhën shqipe fëmijët shqiptarë në Veles, pas Jurumlerit në Idrizovë, sot u protestua edhe në komunën e Çashkës”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata e ftojnë ministrin e Arsimit, Arbër Ademi dhe kryeministrin Zaev që sa më parë të ndalin këtë praktikë denigruese dhe fyese për fëmijët shqiptarë dhe të garantojnë të drejtën elementare për shkollim.
“Për sa kohë këto probleme nuk zgjidhen fajtor kryesor për shkatërrimin e arsimit shqip dhe tendencën e asimilimit në heshtje të nxënësve shqiptarë e mban BDI dhe ministrat e saj së bashkë me LSDM-në dhe kryeministrin Zoran Zaev. Lëvizja BESA në zgjedhjet e ardhshme do të bëj çmos që shqiptarët kudo qofshin ato, ta zënë vendin e duhur në shoqëri dhe nuk do të lejojë që të vijnë në shprehje politikat asimiluese përfshi këtu edhe të drejtën elementare për shkollim”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë