Lëvizja Anti-Bixhoz kërkon mbyllje të plotë të të gjitha objekteve të lojërave të fatit

23:41 | 29 Qershor 2020
L G

Në vend të zhvendosjes së objekteve të lojërave të fatit Lëvizja Anti-Bixhoz e Tetovës kërkojnë mbylljen e plotë të tyre.

Edhe pse paralajmëruan se do ta bllokojnë trafikun e autostradës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre gjatë fushatës zgjedhore kanë hequr dorë nga qëllimi për shkak të rreziqeve nga koronavirusi.

“Ne nga Lëvizja i përkujtojmë subjektet politike se kërkesa e cila ka dalë nga protesta e qytetarëve ishte që objektet të jenë tre kilometra nga vendbanimet megjithatë momenti i vrasjes së dy të rinjve është një argument më shumë që ta ndryshojmë kërkesën tonë. Besoj se jemi të qartë, ne nga Lëvizja përkojmë mbyllje të plotë të këtyre objekteve gjegjësisht lojërave të fatit.

Kërkojmë të prononcoheni derisa nuk arrihet gjendje e tillë si në Shqipëri dhe Kosovë.

Kërkojmë që fituesi i subjektit shqiptar ta kushtëzojë shumicën parlamentare me formimin e qeverisë së ardhshme. Qytetarëve u bëjmë apel të votojnë për subjekt politik që do të ofrojë mbylljen e të gjitha vendeve për lojëra të fatit, sepse ju jeni ata që do t’i mbroni fëmijët tanë nga bixhozi”, deklaroi në konferencës e sotme për shtyp në sheshin e qytetit Xhemal Abdiu i Lëvizjes.

Ata thanë se duan të jenë pjesë e debateve televizive me partitë politike në këtë periudhë parazgjedhore që t’i argumentojnë kërkesat e tyre.

Për shkak të virusit dhe pandemisë botërore nuk do të realizohet bllokimi i autostradës Tetovë-Shkup siç paralajmëruan në fillim të marsit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme