Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antinio Guterres, sot lavdëroi Greqinë për ratifikimin e marrëveshjes për përfundimin e kontestit 27 vjeçar me Maqedoninë, duke vlerësuar se ky hap do të ndihmojë në promovimin e përpjekjeve për arritjen e pajtimin edhe jashtë Evropës.
Zëdhënësi i zëvendës të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ka theksuar se Guterres i gëzohet mbarimit të procesit të parashikuar me marrëveshjen e Prespës që, siç thotë ai, është negociuar me ndihmën e KB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shton se Sekretari i Përgjithshëm ka lavdëruar edhe udhëheqjen e dy vendeve për këtë marrëveshje që, siç ka potencuar ai, do ta përforcojë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe do t’i inkurajojë përpjekjet për pajtim në Evropë dhe botë.
Kuvendi grek dje ratifikoi marrëveshjen e Prespës me 153 vota “për” një “të përmbajtur” dhe 146 “kundër”.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...