Google ADS

Letra e Telat Xhaferit arrin te Ivanovi

13:49 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Letra nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka arritur në kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, dje më 09.05.2017.

Presidenti Ivanov pret nga lideri i LSDM-së që ta përmbushë fjalën e shprehur publikisht  se: “së bashku me partnerët e koalicionit do të sigurojnë garanci për përforcim të unitaritetit të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov për MIA-n.

“Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin se e ashtuquajtura Platformë e Tiranës, as çfarëdo qoftë dokumenti tjetër, akt ose veprim në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, nuk mund të jetë kusht, as bazë për formimin dhe veprimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë. Presidenti i Maqedonisë në lidhje me përcaktimin e mandatit do të veprojë konform Kushtetutës dhe praktikës së vendosur deri më tani”, thonë nga kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme