Një këmbësor i moshës 18 vjeçare ka pësuar dëmtime të rënda në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën regjionale Tetovë- Jazhincë, përkatësisht në fshatin Sllatinë të komunës së Tearcës, informojnë nga SPB e Tetovës.
Sipas zëdhënësit të SPB në Tetovë, Marjan Josifovskit, këmbësori ishte goditur nga një automobil i markës “Audi” me tagra të Tetovës të cilin pa patentë shoferi e kishte ngarë personi me inicialet B.S. (28) vjeçar, banor i të njëjtit fshat, Sllatinë.
Pas përplasjes, të lënduarin me një automjet tjetër e kanë dërguar në Spitalin Klinik, i cili pas dhënies së ndihmës së parë dhe për shkak të seriozitetit të lendimit, është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, ku është mbajtur për shërim te mëtutjeshëm.
Prokurori publik dhe një ekip nga policia e Tetovës kanë kryer inspektimin ligjor dhe janë konstatuar shkaqet e aksidentit, kurse automobili është konfiskuar përkohësisht për shqyrtim dhe trajtim të duhur.
Sipas statistikave të policisë, gjatë vitit të kaluar në rajonin e Pollogut kanë ndodhur gjithsejt 90 aksidente ku kanë pësuar këmbësorët, prej të cilëve shtatë kanë humbur jetën.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...