Lëndohet rëndë 6-vjeçari, shtypet me makinë në Shkup

11:02 | 20 Korrik 2018
Arbresh.info

Një fëmijë në moshën gjashtëvjeçare është lënduar rëndë në rrugën rajonale Hipodrom-Jurumleri, pasi u përplas nga një automjet.

Në aksident fëmija mori lëndime të rënda trupore dhe është dërguar dhe mbajtur në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Nga policia thonë se është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme