LD: Bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE duhet të fillojnë

11:59 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Lidhja Demokratike vlerëson se raporti i Komisionit Evropian është real dhe shpreh procesin e reformave të cilat po bëhen afërsisht për 30 vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Rekomandimi, për të dhjetën herë, për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në, duhet efikasitetet nëse të gjithë i mbahemi objektivave dhe principeve”, thonë nga Lidhja Demokratike.

Nga LD thonë se kushti kryesor për fillimin e bisedimeve është tejkaluar, është arritur marrëveshje me Greqinë dhe Maqedoninë dhe nuk ka çështje të hapura me fqinjët.

“Këshilli i Evropës, nëse nuk jep vizë për fillimin e bisedimeve, ajo duhet të propozojë dhe të tregojë drejtimin e qartë se si do të lëviz ky proces në vazhdim”, thonë nga LD.

Nëse KE e Evropës bllokon bisedimet, theksojnë nga LD, atëherë të marrë përsipër edhe rrezikun nga destabilizimi i mundshëm i Maqedonisë dhe Ballkanit më gjerë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme