Google ADS

Largohet mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë”

19:35 | 11 Shkurt 2019
Arbresh.info

Mbishkrimi me shkronjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është mënjanuar nga objekti i qeverisë.
Këto shkronja janë larguar me qëllim që të shtohet edhe fjala “e Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit.

Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit dhe ministrive, ndërkaq më pas duhet që të ndërrohen edhe nëpër objektet tjera shtetërore.

Greqia sot me notë verbale do ta njoftojë Republikën e Maqedonisë se janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien fund të kontestit disadekadësh për emrin, ndërkaq Maqedonia në Gazetën Zyrtare duhet që ta publikojë emrin e ri, njofton Portalb.mk.

Emri i ri i shtetit do të harmonizohet edhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve që do të thotë se tabelat do të shkruhen edhe në shqip pasi që, siç ka deklaruar para ca kohës zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski, shqiptarët janë 20% në nivel shtetëror.

Nota verbale dhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO erdhi pasi që më 6 shkurt nënshkruajti “Protokollin e anëtarësimit në NATO”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme