Largohen 75 shtetasit e Maqedonisë së Veriut nga Kabuli

18:05 | 16 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka raportuar së fundmi që 75 shtetas të RMV-së tashmë janë evakuuar në Kabul, pas ngjarjeve të fundit që po ndodhin aty, transmeton Portalb.mk.

“Rreth 50 qytetarë që këtë mëngjes ishin në aeroportin e Kabullit, 25 prej tyre veç më janë në terminalin ushtarak për t’u ngjitur në aeroplanin amerikan për Katar”, deklaroi Osmani.

Ai sqaroi që 25 tjerë janë duke u regjistruar dhe po presin fluturimin për t’u nisur, ndërsa 25 tjerë janë në bazën amerikane në Kabul të sigurt.

“Mirëpo kemi në disponim edhe opsione tjera alternative, nëse ky plan do të ketë vështirësi e veta, sepse ju jeni dëshmitar që situate atje po ndryshon në çdo moment, dhe mund të krijohen vështirësi që eventualisht disa fluturime edhe mos të jenë në funksion”, deklaroi Osmani.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka raportuar që me kujdes e ndjek situatën në Afganistan dhe është në komunikim me shtet aleate të aleancës së NATO-s, kryesisht me SHBA-të.

Qeveria thotë se është në komunikim të drejtpërdrejt me kompanitë në të cilat janë të punësuar qytetarët e RMV-së të cilat janë të regjistruar në Afganistan dhe për të cilët janë siguruar më shumë opsione për fluturim gjegjësisht evakuim dhe për arritjen e tyre në Maqedoninë e Veriut. Në këtë moment kemi informacion se të gjithë qytetarët tanë të regjistruar janë të sigurt dhe se nuk gjendet në një situatë rreziku.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me partnerin strategjik, SHBA-në, si dhe aleatët e tjerë të NATO-s sot u bëri thirrje palëve në Afganistan që të mundësojnë largimin e të huajve nga shteti.

Ndryshe, situata në kryeqytetin afgan, Kabul po ndryshon shpejt teksa talibanët kanë hyrë në qytet dhe kanë marrë kontrollin e shumicës së qytetit, përfshirë edhe të Pallatit presidencial. E gjithë kjo ndodhi derisa presidenti afgan, Ashraf Ghani u largua nga shteti dhe forcat e sigurisë në qytet u larguan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme