Lituania jep mbështetje të plotë për përshpejtimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në BE, kështu deklaroi ministri i Jashtëm lituanës Gabrielius Landsbergis gjatë vizitës së tij në Shkup. Ai ndër të tjera shtoi se kushtet për fillimin e negociatave janë përmbushur dhe se tashmë vendimi final mbetet në Sofje dhe Bruksel.
“Në takim theksova mbështetjen e fuqishme të Lituanisë për qëllimet integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut. Tani është koha për të bërë një hap të qartë përpara pa asnjë vonesë në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Besueshmëria e BE-së është në rrezik nëse nuk mund të përmbushim premtimet e politikës së dyerve të hapura të bëra dekada më parë,” tha Landsbergis.
Sipas tij, asnjë vend nuk mund ta mbajë peng të gjithë procesin e anëtarësimit dhe është koha për të bërë pyetje për motivet reale.
“Nuk ka ndoshta kohë më të mirë kur vlerat tona evropiane të jenë vënë në provë dhe jemi në një udhëkryq kur mund të humbasim kredibilitetin ose të dalim më të fortë prej tij. “Evropa ka qenë gjithmonë më e fortë gjatë krizave dhe jam i bindur se edhe këtë herë nuk do të jetë ndryshe”, tha ministri Landsbergis, i cili tha se ende shpreson se dy muajt e ardhshëm do të sjellin rezultate pozitive dhe nuk do të ketë nevojë për ndarjen e Shkupit nga Tirana në rrugën e integrimit evropian.
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, nga ana tjetër, theksoi nevojën për vendime gjeostrategjike të ngjashme me ato të vitit 2004 dhe 2007, të cilat do të forcojnë kursin evropian të rajonit dhe do të ruajnë besueshmërinë e BE-së. Përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë përmes fillimit të negociatave është mënyra më e mirë për ta bërë këtë, dhe vendimi i takon Sofjes dhe Brukselit, tha Osmani.
Osmani shtoi se nuk mund të flas për afatizime sepse tanimë përgjegjësia bie mbi Sofjen dhe BE-në.
“Nuk mund të flasim për afate, sepse realisht nuk jemi ne ata që vendosim. Ne ishim përgjegjës për të plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave, për të qenë konstruktiv në këto bisedime, pavarësisht se çështjet nuk lidhen me njëra-tjetrën, por topi nuk është më në oborrin tonë. Topi është në Sofje dhe Bruksel. A do të vendosin të marrin lidership strategjik për momentin apo jo është përgjegjësi e tyre”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për media me Landsbergis.
Sipas Osmanit, zvarritja e procesit zvogëlon energjinë në vend, si dhe mbështetjen e qytetarëve për BE-në, por nuk ka tërheqje nga qëllimi strategjik për anëtarësim në BE.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...