Eksperti i çështjeve politike dhe njohësi i mirë i politikës ballkanike, John Lampe, ka folur për politikën e brendshme të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Zëri i Amerikës.
Sipas tij, Maqedonia është e bllokuar në procesin e afrimit drej Bashkimit Evropian. Prokurorja Speciale, Katica Janeva nuk mund të vazhdojë me punën e rasteve të korruptuara në qeverinë e Maqedonisë edhe nëse modeli sipas të cilës PSP u ngrit është fjalë për fjale kopje romane, e cila po tregohet e suksesshme.
Problemet lidhur me administratën e Gruevskit, presioni ndaj votuesve në zgjedhje, arrestimi i bashkëmendimtarëve, kritikat ndaj OJQ-ve, Shoqërisë së Hapur, situata në të cilën BDI shqiptare nuk dëshiron të koalicionojë me partinë qeverisëse OBRM-PDUKM dhe kërkesa për shqiptarët si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni së bashku me veton greke për emrin-jep imazh të gjendjes pa shumë shpresë, është shprehur profesori, John Lampe.
Lampe, Serbinë dhe Maqedoninë i vendos në grupin e vendeve që kanë shumë punë për të bërë në procesin euroatlantik, sidomos Serbia do ta ketë të vështirë çështjen e pranimit të Kosovës, kurse për Maqedoninë-njohja e emrit nga ana greke.
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj