Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet në korsi të lagura. Në drejtimin rrugor Makzazi-Markova, për shkak të rrëshqitjes së dheut komunikacioni zhvillohet në njërën korsi në gjatësi prej 150 metrave.
Lidhja Automoto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimeve rrugore. Nga LAMM thonë se në disa akse rrugore është e mundur rrëshqitja e dheut sidomos në rrugët: Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/
Murati udhëton për në SHBA, merr pjesë në takimet vjetore të...
Një ditë pas prangave të Metës, Proda takon Dumanin
Napoli i ofron kontratë të re yllit gjeorgjian
Kurti: Kemi futur në zyrën e kryeministrit gjuhën serbe, bos...
Fillon ceremonia e lansimit të projektit “Të drejtat d...
Osmani në Washington foli për rrugëtimin e Kosovës