Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret tha se është “lajm pozitiv” që presidenti i Francës Emmanuel Macron po viziton Serbinë, duke vlerësuar se kjo është e rëndësishme për rrugën e saj evropiane.
“Është pjesë e angazhimit të vendeve anëtare që punojnë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë dhe është gjithashtu e rëndësishme në kontekstin e rrugës evropiane të Serbisë,” iu tha ai gazetarëve në Beograd, pas prezantimit të programit të shkëmbimit të shkollave në Ballkanin Perëndimor.
Të enjten dhe të premten, më 29 dhe 30 gusht, Macron do të jetë në Serbi, ku do pritet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.
Pallati Elysée njoftoi më parë se Macron do të konfirmojë mbështetjen e tij për integrimin evropian të Serbisë dhe se vizita e tij do të jetë një mundësi për të diskutuar me Vuçiqin mbi ekonominë, shëndetin, energjinë, kulturën dhe inteligjencën artificiale
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Një grua raporton në polici për zhdukjen e dy vajzave të saj...
Policia jep detaje për plagosjen me armë në Prishtinë, i dys...
KQZ sot mban mbledhjen e radhës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Kjo është gjendja në pikat kufitare