Avokati Nikola Dodevski për herë të parë nga fillimi i punës së Speciales nuk do të mund ta mbrojë Nikola Gruevskin dhe kryesinë e VMRo-DPMNE-së. Arsyeja është se Specialja e ka ftuar si dëshmitarë në rastin Talir njoftoi portali SDK, lajm që e konfirmuan edhe nga zyra e Katica Janevës.
Dodevski e ka kuptuar dje se është dëshmitar në lëndën kur në PSP hyri së bashku me ish kryeministrin Dimitriev si përfaqësues i tij. Ashtu që nuk ka mundur ta përfaqësojë Dimitrievin për momentin, por nuk do të mund t’i mbrojë as Gruevskin, Protugjerin dhe të dyshuarit e tjerë në këtë lëndë. Nuk dihet tani për tani se për çfarë ka qenë dëshmitarë Dodevski nga dyshimet për keqpërdorime në rastin Talir. Por është e sigurt se ai personalisht për herë të parë nuk do të mund ta kontrollojë mbrojtjen në një lëndë të Speciales.
Megjithatë një rrethanë lehtësimi është se ekziston mundësi e madhe që lënda Talir aspak të mos arrijë deri në një aktakuzë. Jo për shkak të bazimit të dyshimeve të Speciales, por për shkak të afatit. Procedura hetimore për lëndën ku 14 persona janë të dyshuar për larje parash dhe financim ilegal të VMRO-DPMNE-së ende nuk është mbyllur. Sipas ligjit për procedurë penale pasi të mbyllet hetimi, Specialja duhet të japë 15 ditë kur të dyshuarit kanë të drejtë të kërkojnë mbledhje të dëshmive të caktuara ose veprime tjera nga prokurori.
Pra më së paku ato 15 ditë, plus dy ditë deri sa e pranon njoftimin bëhet 17 ditë nga 21 që mbeten për ngritjen e akuzave. Dhe ku mbetet procedura për t’u marrë në pyetje dëshmitarë të propozuar eventual dhe të nxirren dëshmi tjera materiale –deklaroi avokati Zvonko Davidoviq.
Për rastin talir dje në PSP u paraqitën Mile Janakieski, Emil Dimitriev dhe Daniela Rangelova. I dyshuari i par është kryetari i VMRO-së Nikola Gruevski, i cili së shpejti duhet të japë deklaratë ndoshta ditën e hënë. Është e sigurt se atë ditë para Speciales do të duhet të dalin edhe të dyshuarit e tjerë.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...