Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se vendimi i djeshëm i Prishtinës ka ndryshuar temat dhe planet e vizitës së tij.
Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Prishtina po planifikon një “Stuhi” të re në veri të Kosovës, shkruan gazeta N1 transmeton arbresh.info.
“Ne patëm një bisedë shumë serioze mbrëmë për situatën dhe sigurisht që duhet të kërkojmë zgjidhje përmes dialogut dhe jo konfrontimit,” u tha Lajçak gazetarëve.
Ai thotë se tani është një situatë e re, e cila i ka ndryshuar planet dhe temat.
“Unë erdha në rajon për t’u përgatitur për takimin e radhës të liderëve dhe për të folur për përparimin dhe normalizimin e marrëdhënieve, tani duhet ta zgjidhim këtë situatë. Nuk duhet të lejojmë që të ndodhë një krizë,” tha ai.
Lajçak u takua me përfaqësues të opozitës në ndërtesën e Delegacionit të BE-së.
Në atë takim ishin të ftuar Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, PPSH-ja, koalicioni “Duhet”, PD dhe Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.
“Është sigurisht e rëndësishme për mua të dëgjoj mendimin dhe pikëpamjet e tyre,” u tha Lajçak gazetarëve përpara takimit.
Para se të vizitojë Beogradin, Lajçak ka qenë në Prishtinë, ku ndër të tjera është takuar me përfaqësues të serbëve nga veriu i Kosovës dhe një përfaqësues të Listës Serbe.
Vajzat “hakmerren” ndaj Gjestit, e tërheqin zvarrë pas shaka...
Reduktohet transporti me autobus në Shkup, ka mungesë nafte
Hoxha: Cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pus...
Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NA...
Dedikimi prekës i djalit të Liam Payne merr vëmendje gjatë f...
Hamza viziton një fabrikë në Ferizaj: Do të krijojmë vende p...