Google ADS

Lajçak takohet me Milatoviqin, thotë se Mali i Zi po përparon shpejtë në rrugën drejtë BE-së

14:01 | 29 Prill 2024
E.H

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron për vizitë në Mal të Zi ku është pritur në takim nga presidenti malazez,  Jakov Milatoviq.

Me anë të një postimi në X, Lajçak theksoi se me Milatoviqin kanë zhvilluar një bisedë të thellë, përcjell Arbresh.info.

“Në ditën e parë të vizitës sime në Mal të Zi, pata një diskutim të thellë me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Mirënjohës për analizën e tij. Të dy ramë dakord që Mali i Zi është në pozicionin e duhur për të bërë përparim të shpejtë në rrugën drejt BE-së”, shkroi Lajçak.

Kujtojmë se Lajçaku ditë më parë është nominuar për ambasador të BE-së në Zvicër nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme