Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron për vizitë në Mal të Zi ku është pritur në takim nga presidenti malazez, Jakov Milatoviq.
Me anë të një postimi në X, Lajçak theksoi se me Milatoviqin kanë zhvilluar një bisedë të thellë, përcjell Arbresh.info.
“Në ditën e parë të vizitës sime në Mal të Zi, pata një diskutim të thellë me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Mirënjohës për analizën e tij. Të dy ramë dakord që Mali i Zi është në pozicionin e duhur për të bërë përparim të shpejtë në rrugën drejt BE-së”, shkroi Lajçak.
Kujtojmë se Lajçaku ditë më parë është nominuar për ambasador të BE-së në Zvicër nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell./Arbresh.info
On day one of my visit to Montenegro, I had a deep and insightful discussion with 🇲🇪 President @JakovMilatovic. Grateful for his analysis. We both agreed that Montenegro is well placed to make quick progress on its 🇪🇺 path. pic.twitter.com/3QMMiPhp5U
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 29, 2024
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...