Komuna e vetme e Maqedonisë me shumicë të komunitetit rom nuk ka gjinekolog prej vitesh. Dikur aty ka punuar një i tillë me emrin Numan, por pas tij nuk erdhi më askush.
Madje edhe pllaka kur tregohet se dikur ka pasur gjinekolog tani është e shkatërruar tërësisht.
Ndërkohë, gratë e atyshme nuk preferojnë të shkojnë te gjinekologë të tjerë diku tjetër, edhe për arsye çmimi por dhe arsye etike.
“Duhet me intervenime të gjejmë një gjinekolog amë. Unë njëherë kam shkuar në Zhelezarë dhe pagova 1 mijë denarë. Më nuk kam shkuar. U bënë 6 vite që nuk kam shkuar. U bënë 15 vite që nuk kemi gjinekolog”, tha Ramiza Bekir, banorе е Shuto Orizarës.
Një banor tjetër thotë se është e domosdoshme të ketë në Shuto Orizarë gjinekolog, sepse harxhimet për të shkuar jashtë vendbanimit të tyre janë të mëdha.
“Me të vërtetë është e nevojshme, edhe pse jam i gjinisë mashkullore, por gruan e dërgoj në gjinekolog diku tjetër. Për këtë është e mjerueshme se këtu nuk ka tani e një kohë të gjatë. Mendoj se duhet të ketë, sepse jetojmë në shekullin 21, kurse në Shuto Orizarë nuk ka gjinekolog, është e turpshme”, tha Vrobe Shabanovski, banor i komunës.
Edhe të tjerë banorë thonë se janë të diskriminuar, meqë shteti nuk bën përpjekje për të gjetur gjinekolog.
Por drita në fund të tunelit siç duket po feks. Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë lajmëroi se kanë gjetur një gjinekologe që ka pranuar të punojë në këtë ambulancë.
Bëhet fjalë për Vjollca Mbiaran nga Shqipëria, e cila ka verifikuar diplomën e saj pranë autoriteteve dhe tashmë pritet që Oda e Mjekëve të Maqedonisë t’ia japë dritën jeshile për të filluar punën.
“Oda e Mjekëve duhet së shpejti t’ia japë licencën për punë të rregullt dhe të përhershme në ambulancën e Shuto Orizarës”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Besim Koka. drejtor i Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit thotë se pas mbarimit të procedurave që i takojnë këtij institucioni, tani po punojnë në rregullimin e hapësirës ku do të hapet gjinekologjia.
“Ne procedurat në lidhje me kontratën për koncesion e kemi mbaruar te Shtëpia e Shëndetit, si dhe për pjesën e renovimit dhe përgatitjen e objektit, ndërsa procedura tjetër kalon në Ministrinë e shëndetësisë dhe Fondit të Shëndetësisë. Zakonisht procedura zgjat një apo 2 javë”, u shpreh Besim Koka, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup.
Kështu pra, në Shuto Orizare pritet të mbërrijë pas 15 vitesh mungesë një gjinekologe nga Shqipëria. Dhe kjo përbën një gëzim për ata banorë romë të diskriminuar edhe në këtë pikë. Gëzimin e shton fakti se ajo është “prej të Shqipnisë” dhe se është grua, mbi të gjitha./tesheshi.com/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...