Hetim të përbashkët me Kosovën në vend të hetimit ndërkombëtarë për ngjarjet tragjike në Lagjen e Trimave në Kumanovë, kështu profesoresha universitare Besa Arifi propozon që të mos bëhet hetim ndërkombëtarë për këtë rast sepse rastet e tilla hetohen kur bëhet fjalë për raste të izoluara dhe atë nga ana e ndonjë organizate ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara.
“Zakonisht hetime ndërkombëtare nuk bëhen për raste të izoluara. Ajo që mund të thuhet në rastin e Kumanovës, është të ketë ekipe të përbashkëta hetuese me Kosovën, dhe e dyta kjo shkon nëpërmjet ministrisë së drejtësisë për një ndihmë juridike penale. Nga ana tjetër mund të ketë edhe ndihmë ndërkombëtare policore, e cila mund të realizohet përmes interpolit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që këto dy baza të përdoren edhe kjo ndihma juridike me anët të Kosovës, por edhe ndihma policore e Interpolit. Hetimi ndërkombëtar mund ti përfshijë këto dy sfera. Ndërsa sipas Arifit, tek rastet e montuara me rëndësi është të gjendet një zgjidhje e cila do ta bëjë edhe opinion publik por edhe personat e përfshirë të kenë besim ndaj drejtësisë”, deklaroi Arifi.
Arifi thekson nevojën e përsëritjes së gjykimeve duke theksuar se është shume me rëndësi që të bëhet brenda ligjeve ekzistuese dhe të mos krijohen mekanizëm AD Hok, dhe të përkohshëm që do të bënin një zgjidhje të jashtëzakonshme të këtyre rasteve.
“Edhe këshillat që vijnë nga Brukseli, edhe raporti i Pribes edhe të gjitha sugjerimet shkojnë në këtë drejtim, pra që të mos ketë një zgjidhje ad hok, por zgjidhja për rastet e montuara politike të shqyrtohet përmes ligjeve ekzistuese Kërkesë për përsëritjen e procedurës penale, kërkesë për shqyrtim të aktvendimit të plotfuqishëm. Këto raste duhet të shqyrtohen nga gjykata dhe në këtë mënyrë mund të zgjidhen shumë raste. Monstra nuk është se është vërtetuar pafajësia e personave, por shkon në rigjykim dhe shpresojmë të ketë një gjykim të paanshëm ku të gjithë pjesëtarët e atij rasti të fitojnë drejtësinë tha për revistën “ZAMAN”, prof. Dr. Besa Arifi anëtare e Këshillit për Reforma në gjyqësor që funksionon në kuadër të ministrisë së drejtësisë./Express/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...