Sofja duhet ta rishikojë pozitën ndaj Shkupit, vlerëson eurodeputeti bullgar dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk.
Sipas tij, eurointegrimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera ballkanike mund të kontribuojë që Bullgaria dhe tërë rajoni të ndjehen më të sigurt, posaçërisht në situatë të konfliktit ushtarak në kontinentin evropian.
“Interes strategjik i Bullgarisë është të kufizohet me vendet demokratike, të cilat mund të sigurojnë hapësirë të sigurisë, prosperitet dhe mundësi. Tjetrën nuk mund ta sqaroj. Çdoherë në mënyrë tendencioze u jepet hapësirë njerëzve cilët dëshirojnë që Maqedonia e Veriut të mos jetë pjesë e Bahskimit Evropian. Politikat duhet të ndërtohen në periudhë pak më të gjatë. Dhe nëse shikojmë përmes këtij prizmi të marrëdhlnieve mes Sofjes dhe Shkupit, më duket se do të gjejmë argumente shumë më serioze që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Kyuchyuk.
Shumë është rëndë, tha eurodeputeti bullgar, t’u sqarohet partnerëve evropianë se cilat janë shkaqet për pengimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, posaçërisht pasi nga Bullgaria doli idea për zgjerimin e saj drejt Ballkanit Perëndimor.
Për raportuesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian, Kyuchyuk, garancat evropiane janë zgjidhja e vetme për çështjet e hapura.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...