Burim Rrustemi nga Kumanova, është prokurori special i ekipit të Katica Janevës që për 4 seanca zgjidhi çështjen që dikush nuk e kishte zgjidhur 15 vjet, shkruan gazeta Lajm.
Prokurori Rrustemi nuk është i njohur publikisht, për faktin se si profesionist i ka dhënë zë veprës së tij dhe zëshëm po flet me punë.
Rrustemi dje vërtetoi para gjykatës se aktakuza mbi sopotasit nuk është e argumentuar dhe se bazohet vetëm në një deklaratë të dëshmitarit Ramadan Bajrami, i cili ka kohë që ka vërtetuar se dëshminë e ka dhënë nën presion dhe torturë nga ana e agjentëve të DSK-së.
Ai dje duke zgjidhur rastin e “Sopotit” gëzoi të gjithë ithtarët e drejtësisë, sidomos shqiptarët. Sot, me prokurorin Rrustemi krenohen e gjithë Kumanova por edhe gjithë shqiptarët.
Përndryshe, prokurori Burim Rrustemi ka të mbaruar fakultetin juridik në Universitetin e Shkupit, ku edhe ka vazhduar studimet e magjistraturës. Para së të zgjidhet në pozitën e prokurorit ka punuar një kohë edhe si avokat. Në Prokurorinë Speciale ka ardhur nga Porkuroria Themelore e Kumanovës.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...