Komisioni për çështje imunitare dhe mandati, kryetari i të cilit është deputeti Pavle Bogoevskli, sot duhet të deklarohet për pesë kërkesat e miratimit të paraburgimit për ish-kryeministrin dhe deputetin Nikolla Gruevski, i cili u arratis dhe morri azil politik në Hungari.
Gruevski është i dënuar me dy vite burg për rastin “Tanku”, por para se të fillojë vuajtjen e dënimit me burg, u arratis në Hungari. Për këtë rast është kërkuar marrja e mandatit të Gruevskit, por nuk u sigurua shumica prej dy të tretave në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ish-kryeministri është i akuzuar në rastet e PSP-së “Trajektorja”, “TNT”, “Titanik”, dhe “Dhuna në Komunën Qendër”, për të cilët do të gjykohet në mungesë.
Krahas kësaj, Gruevski është i dyshuar edhe në disa hetime të PSP-së si në lëndën “Talir”, “Propaganda”, “Harmonia”.
Kërkesa për marrjen e imunitetit të Gruevski është me qëllim t’i caktohet paraburgim edhe për një pjesë të këtyre rasteve.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...