Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e seancës së gjashtë, me 64 vota “pro” dhe asnjë kundër ka votuar për shkarkimin e Prokurorit Publik, Marko Zvrlevski.
Në votimin për shkarkimin e Prokurorit Publik nuk morën pjesë deputetët e opozitës maqedonase, ata të VMRO-DPMNE-së. Ata konsiderojnë se shkarkimi i kryeprokurorit është vendim i paligjshëm.
Seanca e gjashtë për shkarkimin e Prokurorit Publik të Maqedonisë në Dhomën ligjvënëse është debatuar gati një muaj. Deputetët e VMRO-DPMNE-së me replika dhe kundër-replika pamundësonin një gjë të tillë.
Propozimi i qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit u vendos në debat në Kuvend më 12 korrik, ndërsa debati vazhdoi deri dje kur deputetët e VMRO-DPMNE-së u tërhoqën nga debati.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut