Kuvendi pranon kërkesën për heqjen e imunitetit ndaj Trajko Veljanovskit

12:36 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kuvendi ka konfirmuar pranimin e kërkesës e Gjykatës Penale për heqjen e imuniteti ndaj deputetit të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski. Pranimin e kërkesës e konfirmuan edhe nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sipas procedurave, tani kryeparlamentari Xhaferi kërkesën duhet t’ia dërgoj Komisionit për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit.

Kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski tha se sapo të pranoj kërkesën, do e shqyrtojë atë nëse gjithçka është në rregull dhe më pas do caktojë seancë të Komisionit.

Ish-kryetari i Kuvendit dhe tani deputet i VMRO-së Trajko Veljanovski, akuzohet për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit./alsat m

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme