Deputetët edhe këtë javë nuk do të përballen me Ligjin e gjuhëve dhe mbi 35 mijë amendamentet e parashtruara të VMRO-DPMNE-së opozitare, pasi që edhe këtë javë kuvendi nuk ka caktuar seancë plenare, ndërsa nuk janë caktuar as seanca të komisioneve.
Arsyeja për këtë është se një grup më i madh i deputetëve, mes të cilëve edhe kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, si dhe të punësuarit në shërbimin e Kuvendit do të udhëtojnë për në Uilton Park në Britaninë e Madhe.
Takimet në Britani nuk do të përfshinë strategjinë për tejkalimin e bllokadave në Kuvend, por thjesht çështjet buxhetore. Kuvendi i Maqedonisë dhe Instituti Uilton Park kanë bashkëpunim disavjeçar, ndërsa më shpesh në këto takime diskutohet për çështjet aktuale dhe të rëndësishme të ndërlidhura me punën e Kuvendit.
Ndërkohë, në seancat e filluara veç Ligjit për gjuhët dhe parashtrimit të më shumë se 35.000 amendamenteve nga ana e VMRO-DPMNE-së, pret miratimi edhe i disa ligjeve të tjera që ndodhen në procedurë parlamentare midis të cilëve edhe Ligji për shpenzimet rrugore si dhe çështja për nënkryetarët e Parlamentit.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin