Kuvendi i Serbisë i ka thënë po ndryshimit të Kushtetutës në fushën e drejtësisë, e cila u votua në referendumin e fundit të mbajtur më 16 janar.
Në ora 17:00 është mbajtur seanca e Kuvendit të Serbisë dhe është votuar Ligji për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë dhe Ligji kushtetues për zbatimin e ligjit për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.
Është një seancë solemne, kështu që garda është vendosur para Kuvendit Popullor dhe në seancë është kënduar himni i Serbisë.
Siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Kuvendi do t’i përfundojë punimet në këtë mbledhje me seancën për shpalljen e ndryshimit të Kushtetutës dhe javën e ardhshme pritet të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ndryshe, Kosova nuk kishte lejuar autoritetet e shtetit serb të organizojnë zgjedhjet për ndryshimet kushtetuese në territorin e saj. /Telegrafi/
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...