Kuvendi i Serbisë, do të mbajë një seancë të posaçme për Kosovën më 27 maj.
Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për media kryetarja e Kuvendit serb, Maja Gojkoviq, e cila tha se në seancë do të ftohej edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të sjellë një raport për Kosovën dhe do të marrë pjesë në debat.
Ajo shtoi se ftesa do t’i dërgohet edhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.
Gojkoviq tha se shpreson se në seancë do të marrin pjesë të gjithë deputetët, edhe ata që e kanë bojkotuar kuvendin prej muajit shkurt.
Nga ana tjetër Vuçiq,tha në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë se është i gatshëm që të flasë për çështjen e Kosovës përpara deputetëve./Opinion.al/
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana